LAJMI I FUNDIT:

Allegri: I lumtur me një pikë, titulli ende nuk është fituar

Allegri: I lumtur me një pikë, titulli ende nuk është fituar

Max Allegri u përpoq të shikoj anën e ndritshme të barazimit 1-1 në udhëtim te Juventusit te Udinese, por paralajmëroi se rruga deri të titulli kampion është shumë e gjatë.

Juventusi dështoi të thellojë epërsinë ndaj ndjekësit të saj, Romës, dhe t’i afrohet edhe më shumë titullit në Serie A, pasi nuk morën më shumë se një pikë në udhëtimin e tyre te Udinese.


Megjithatë, ky barazim në Dacia Arena e bën të lumtur trajnerin Allegri, i cili thekson se në ndeshje të vështira si këto edhe një pikë janë të mirëseardhura.

Bonucci shpëton kampionin nga humbja (Video)
Lexo po ashtu Bonucci shpëton kampionin nga humbja (Video)

“Ne e shtuam epërsinë tonë mbi Romën me një pikë dhe tani jemi tetë pikë të qarta”, ka thënë Allegri për Mediaset Premium.

“Ka qenë një ndeshje e vështirë dhe Udinese meritoi më shumë, për shkak se ata kanë luajtur një lojë shumë fizike”, transmeton Telegrafi.

“Ne nuk ishim të saktë në pjesën e parë dhe jo mjaftueshëm të durueshëm në të dytën, por kjo mbetet një pikë e rëndësishme”.

Barcelona seriozisht mendon për Allegrin
Lexo po ashtu Barcelona seriozisht mendon për Allegrin

“Edhe nëse do të kishim fituar sot, ajo nuk do të kishte përfunduar garën për ‘Scudetto’.

“Kur ju nuk fitoni një ndeshje si kjo, është e rëndësishme që të paktën të merrni një pikë nga ajo. Më shumë fitore janë të nevojshme para se të mund të festoni titullin, pasi është rrugë e gjatë për Scudetton”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/