LAJMI I FUNDIT:

Allegri: Juventusi është jashtë garës për titull në Serie A

Allegri: Juventusi është jashtë garës për titull në Serie A

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri këmbëngul se është ‘matematikisht e pamundur’ të shohësh Bianconerët të fitojnë Scudetton këtë sezon.

Juventusi ka pasur ngritje të formës në vitin 2022 duke u ngjitur në tabelën e Serie A, por Allegri nuk e sheh skuadrën e tij pretendentë për titull.


“Ne po luftojmë në të gjitha frontet, edhe nëse Scudetto është e vështirë. Në fakt e pamundur”, ka thënë fillimisht Allegri në konferencë për shtyp.

Sacchi shpjegon mënyrën se si Milani mund të fitojë titullin në Serie A
Lexo po ashtu Sacchi shpjegon mënyrën se si Milani mund të fitojë titullin në Serie A

“Jemi jashtë garës për titull, mendoj se do të mjaftojnë 85 pikë për të fituar titullin dhe nuk mund ta arrijmë atë. Kemi një gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Fiorentinës dhe Ligën e Kampionëve kundër Villarealit”.

“Për momentin, është një sezon i mirë. Të shohim se cilët trofe mund të ngremë, nuk është e lehtë të fitosh çdo vit”.

Koulibaly pas barazimit ndaj Interit: Napoli beson ende në ëndrrën e Scudettos
Lexo po ashtu Koulibaly pas barazimit ndaj Interit: Napoli beson ende në ëndrrën e Scudettos

“Gjëja e rëndësishme është të përmirësohemi, por ne duhet të bëjmë më shumë në disa situata. Ne duhet të jemi më të mirë kur kemi topin”.

“Një ditë tjetër në Ligën e Kampionëve, ne e menaxhuam topin mirë në disa situata, por disa herë të tjera, duhej të kishim më shumë kontroll, sidomos kur kundërshtarët nuk bënin presion shumë”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Premier League
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohet mesazhi që Guardiola i ka çuar Rio Ferdinandit pasi fitoi titullin e katërt radhazi

Zbulohet mesazhi që Guardiola i ka çuar Rio Ferdinandit pasi fitoi titullin e katërt radhazi

Premier League
Kalo në kategori