LAJMI I FUNDIT:

Aliu: Së shpejti fillojmë me shpronësimet në rrugën Dragash-Brod, ka vonesa në punime

Aliu: Së shpejti fillojmë me shpronësimet në rrugën Dragash-Brod, ka vonesa në punime

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se së shpejti do të fillojnë shpronësimet në rrugën Dragash-Brod.

Aliu gjatë seancës parlamentare në Kuvendin e Kosovës është shprehur se tashmë ka filluar asfaltimi i dy shtresave të rrugës nga Zhuri në Dragash.


“Projekti është i kontraktuar me dy llote, ky i pari është nga Zhuri në Dragash dhe lloti i dytë është nga Dragashi me dy segmente Dragash-Brod dhe Tyrbe e Pllavës-Zaplluxhe”, tha Aliu.

“Kemi filluar asfaltimin e të dyja shtresat në segmentin deri në Dragash. Për sa i përket pjesës së asfaltimit, ajo do të realizohet. Ajo se cfarë mbetet e pa realizuar në këtë projekt është mungesa e kontratës së sinjalistikës, të cilën presim sa më shpejtë ta realizojmë në mënyrë që të fillojmë në sinjalistikë dhe në shpronësimin prej disa prej segmenteve që jemi duke u marr seriozisht”, ka shtuar ai.

Në fund, ai ka treguar se ka vonesa të operatorëve në realizimin e punimeve.

“E njëjta situatë është nga Dragashi për në Brod, për të cilën kemi premtimin se do të fillojmë shpejtë në shpronësim. Problemet me operatorë ekonomik janë jashtëzakonisht serioze, në shumë raste jemi të detyruar të arrijmë në pikën që duhet ta shkëputim kontratën”, përfundoi Aliu. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Kurti prezanton planin e reformave për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës, përfshihen pesë fusha kryesore

Kurti prezanton planin e reformave për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës, përfshihen pesë fusha kryesore

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori