Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se rruga Deçan-Plavë do të realizohet.
Aliu në seancën e Kuvendit të Kosovës është shprehur se kjo rrugë është e rëndësisë së interesit kombëtar.
“Rruga Prizren-Tetovë përveç që krijon mundësi të zhvillimit ekonomik, për zonën që është në të dy anët e Parkut Nacional, ku turizmi malor mund ta bënte lidhjen, e ka edhe një aspekt që e lidh Rrugën e Kombit që e lidh Prishtinën me Tiranën, po ashtu e lidh me Korridorin e 8-të”, tha Aliu, shkruan Telegrafi.
Ai ka treguar se do të vazhdojë edhe ndërtimi i rrugës Prishtinë-Pejë.
“Rruga Prishtinë-Pejë vazhdon të jetë prioritet i Qeverisë. Nuk e kemi ndalur projektin. Ne kemi ndalur shpronësimet, i cili rikthehet në rivlerësim. Telashet që janë lënë nga e kaluara janë të pabesueshme”, ka treguar ai.
I pari i infrastrukturës ka sqaruar se është bërë të qartë se ndërtimi i hekurudhës Durrës-Prishtinë do të ndodh.
“Në Beograd e kam bërë të qartë se do të ndërtohet hekurudha Durrës-Prishtinë dhe nuk ka lidhje me Serbinë. Për sa i përket rrugës Deçan-Plavë, pavarësisht që nuk ka pasur marrëveshje, ne do t’i bëjmë, sepse janë të rëndësishme për interesin nacional”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Shtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre