eksperti ad

Liverpooli është në garë me Manchester Cityn për të fituar titullin në Ligën Premier.

Një nga më meritorët që Reds janë në këtë pikë është edhe portieri Alisson Becker, i cili nuk ka pranuar gol në 20 ndeshje këtë sezon.


Se braziliani është një portier me reflekse të mira, këtë e tregoi vet ai para ndeshjes ndaj Huddersfieldit, ku lojtarët ishin duke i bërë përgatitjet e fundit.

Virgil van Dijk gjuajti drejt portës së ish-portierit të Romës, i cili ishte i kthyer me shpinë nga holandezi, por pavarësisht kësaj arriti ta mbrojë, edhe pse e pa me vonesë gjuajtjen.

Dhe normalisht që kjo u shpërnda shumë nga tifozët në rrjetet sociale, të cilët e cilësojnë Alissonin si një nga më të mirët në botë aktualisht. /Telegrafi/

telegrafi sport app