Ata po festojnë përvjetorin e nëntë të martesës dhe dukeshin më të lumtur se kurrë.

Dhe gjatë fundjavës Swizz Beatz dhe Alicia Keys provuan bashkimin e tyre akoma aq të nxehtë sa putheshin në një pishinë gjatë pushimeve.

Kjo vjen pasi producenti i muzikës dhe bukuroshja e komplimentuan njëri-tjetrin në mediat sociale javën e kaluar.

Dyshja dukeshin sikurse të ishin me pushime në “shkretëtirë” teksa pas tyre shiheshin male shkëmbore.

Alicia ishte në një rroba banje me ngjyrë pjeshkë me flokët e saj të tërhequra prapa ndërsa Swizz shfaqi trupin e bërë me tatuazhe.

Ndryshe, çifti kurorëzoi romancën përmes një martese në vitin 2010 në një ceremoni private në Detin Mesdhe gjersa kanë dy fëmijë, Egyptin dhe Genesisin. /Telegrafi/