Alicia Barreiro, ‘gjyshja’ e Celta Vigos: Prej 87 vitesh në tribuna, tifozja numër një e klubit spanjoll që ka një ëndërr

Alicia Barreiro Grana nuk është thjesht një celtiste. Ajo është tifozja më historike e RC Celta, është anëtarja numër 1 e klubit nga Vigo dhe prej 83 vitesh shkon në tribunën e stadiumit Balaídos për të brohoritur për skuadrën që do.
Alicia ulet në ulësen 54 të rreshtit të tetë në zonën e tribunës së stadiumit Balaídos. Ajo nuk është thjesht një celtiste.
Ajo është ‘gjyshja’ (në një kuptim të dashur) e RC Celta Vigo, pasi edhe në moshën 89-vjeçare (në maj mbush 90 vjeç) nuk mungon në asnjë ndeshje të skuadrës që e do aq shumë.
Para dy javësh ajo e shijoi me shall në qafë fitoren e skuadrës ndaj RCD Mallorca (4-3), në një ndeshje që u kthyen tifozët me kapacitet 100 për qind.
“Të shohësh stadiumet plot përsëri është një përshtypje e jashtëzakonshme”.
“Unë kam shkuar të shoh futboll që kur isha tre vjeç. Isha në krahët e babait tim Maksimos. Për mua atëherë ishin vetëm disa burra që vraponin nga një vend në tjetrin me top dhe duke qenë se mërzitesha sepse isha shumë e vogël, sillja kukulla dhe luaja me to për t’u argëtuar, ndërsa babai dhe xhaxhallarët i shijonin ndeshjet”, tregon e emocionuar ajo për fillimet e saj në futboll.
Me kalimin e kohës lindi ai pasioni për futbollin dhe veçanërisht për Celtën. “Ndeshja ime e parë si anëtare e ekipit ishte kur isha shtatë vjeç dhe isha dorë për dore me babanë dhe një dajë timin. Pasioni im vjen nga bashkimi i Real Fortuna FC dhe Vigo Sporting” , kujton ajo duke u kthyer pas.
“Jam afër 90-vjeçe dhe ende më pëlqen futbolli dhe më pëlqen shumë. Unë jam një tifozë e çmendur e Celtas”, tregon ajo.
Alicia mban me krenari biletën e saj historike të sezonale për ekipin e Vigos. Ajo është abonentja më e vjetër dhe, përveç kësaj, është gruaja e parë që ka këtë nder. “Babai më bëri anëtare më 1 nëntor 1939”.
Ajo ka qenë anëtare e klubit për 83 vjet, ose thënë ndryshe për 30,079 ditë.
Celta i ka dhënë shumë dashuri për futbollin.
“Tani kur shkoj në fushë rikrijoj veten në vitet që kam dhe ato që kanë kaluar tashmë. Për mua është të rijetoj atë fëmijëri, adoleshencë dhe rinin”.
Alicias ka edhe një skuadër tjetër që e pëlqen tej mase. “Futbolli është gjithçka për mua. Janë dy skuadra që më vjedhin jetën. Njëra është RC Celta, e cila është e jona, dhe një tjetër në distancë është FC Barcelona. Mund ta imagjinoni se çfarë kam vuajtur këtë vit, edhe pse tani duket se gjërat po shkojnë më mirë…”, ka thënë ajo.
Ajo ka një ëndërr dhe është e lidhur me klubin e zëmrës. “Shpresa ime më e madhe është të shoh Celta-n kampione të La Liga”, tregon ajo.
Aspiratë tjetër e saj është që ta pres njëqindvjetorin e RC Celta Vigos që është më 23 gusht 2023.
“Do të isha e lumtur që të shoh njëqindvjetorin e klubit me ekipin në krye. Aspirata ime nuk është tjetër veç kësaj”, rrëfen abonentja numër 1 i Celtas. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Jose Mourinho nuk i la vetëm lojtarët që shkuan të përshëndesnin tifozët e Romës pas humbjes turpëruese

Shqiptarët vendimtarë në ndeshjen Basel – Luzern: Jashari shënon, Xhaka dhe Ademi asistojnë

Çfarë lidhje ka Guardiola me liderin e La Ligës, Gironan, klubi që ka më shumë pikë se Man City

Jose Mourinho nuk i la vetëm lojtarët që shkuan të përshëndesnin tifozët e Romës pas humbjes turpëruese

Çfarë lidhje ka Guardiola me liderin e La Ligës, Gironan, klubi që ka më shumë pikë se Man City

Tashmë ka një fajtor për katrahurën te Chelsea dhe ai nuk është Pochettino

Djokovic bën homazhe për terroristët e vrarë në Kosovë, kërkohet përjashtimi i përhershëm i tij nga tenisi

Shqiptarët vendimtarë në ndeshjen Basel – Luzern: Jashari shënon, Xhaka dhe Ademi asistojnë

Paraqitje fantastike me gola që në start te Rapid Bukuresht - dyfishohet vlera e Albion Rrahmanit

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Analistët serbë: Sulmi i armatosur në Banjskë debakël i politikës së Beogradit, Serbia u mund dhe u poshtërua

Vdekja e të riut shqiptar në kufirin me Serbinë, reagon familja Muçiqi

Jose Mourinho nuk i la vetëm lojtarët që shkuan të përshëndesnin tifozët e Romës pas humbjes turpëruese

Çfarë lidhje ka Guardiola me liderin e La Ligës, Gironan, klubi që ka më shumë pikë se Man City

Caka: Jam dëshmitar okular se Radoiçiqi i vrau tre shqiptarë në Gjakovë

Gërvalla: Asociacioni ka vdekur për ne dhe ndërkombëtarët