Përzgjedhësi i ri i Përfaqësueses së Kosovës, Alain Giresse ka folur për ekipin aktual të “Dardanëve” si dhe njohuritë rreth ekipit tonë dhe tifozëve.
Sot (e mërkurë), Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka prezantuar sot (e mërkurë) trajnerin e ri Alain Giresse.
Pas prezantimit, Giresse ka folur rreth shumë temave në lidhje me postin e ri që ka pranuar për ta drejtuar Përfaqësuesen e Kosovës.
“Sa kam qenë përzgjedhës i Senegalit e kemi bërë një lojë miqësore me Kosovën në Gjenevë. Atje nuk e njihnin Kosovën. Më kanë pas pyetur kundër kujt kemi me luajtur dhe iu kam thënë se e njoh atë vend shumë mirë dhe duhet të luajmë”, ka thënë fillimisht Giresse.
“Duhet të zhvillojmë potencialin ekzistues të ekipit. Duhet ta krijojmë një ekip pa ia fiksuar vetes një limit. Duhet të kërkojmë të jemi në nivelin më të mirë në çdo ndeshje”.
“Gjithsesi unë kurrë nuk shikoj mbrapa. Shikoj nga e ardhmja. Unë dëshiroj që me ekipin ekzistues të krijoj një ekip të vërtetë, kolektiv. Të luftojnë në çdo ndeshje. Ka ndeshje të lehta dhe të vështira, por duhet të kemi shpirtin luftarak, por gjithmonë duke e respektuar ekipin kundërshtar”.
Tutje, francezi Giresse tregoi se është pajtuar me të gjitha kushtet e ofruara nga FFK-ja dhe kontrata e tij është e vlefshme deri në nëntor të 2023. Giresse foli disa fjalë edhe për Dardanët.
“Dua një ekip që është bujar, që ka mentalitet dhe moral. Është me rëndësi që kur ekipi të hyjë në fushë të ndjehet i fortë”.
“Shpresojmë në tifozët që të na mbështesin. Ne themi gjithmonë që tifozët janë lojtari i 12-të”.
“Çdo lojtar i Kosovës mundet mu përzgjedh. Nuk ka asnjë lojtar që nuk do të shikohet dhe do të ftohet nëse e meriton. Do të kemi vëmendje të lojtarët aktual, por edhe të rinj”, përfundoi përzgjedhësi i ri i Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t’u tërhequr nga futbolli
Ngriten dyshime të mëdha: Tyson Furyt i thuhet të tërhiqet nga dueli me Oleksandr Usyk
“Jemi të gatshëm ta shesim Florian Wirtz” - Bayer Leverkusen godet me një çmim të madh për yllin e tyre
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Notat e lojtarëve: Bayern Munich 1-0 Arsenal
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës
Mjafton fitorja minimale për Bayernin që ta eliminojë Arsenalin nga Liga e Kampionëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE