Interi ka vendosur që ta vërë sërish Alexis Sanchezin në dispozicion si futbollist të lirë.
Sulmuesi kilian nuk është në planet e Nerazzurrëve dhe ata planifikojnë ta bëjnë veprimin e njëjtë sikurse Manchester Unitedi për ta hequr nga lista e pagave.
Ai ishte në dispozicion për t’u larguar edhe gjatë afatit kalimtar veror, mirëpo askush nuk kishte bërë ofertë për të.
(Foto: Instagram/alexis_officia1)
Tash, InterLive raporton se Interi do ta ofrojë sërish Alexisin me parametrat zero te klubet që duan ta transferojnë.
Kujtojmë që Interi fillimisht e huazoi sulmuesin nga Unitedi dhe më pas e bleu kartonin e tij, por ai nuk ka arritur t’u bëjë përshtypje krerëve të klubit. /Telegrafi/