LAJMI I FUNDIT:

Alexander Isak dhuroi spektakël ndaj Evertonit, dribloi disa futbollistë para ‘asistimit të vitit’

Alexander Isak dhuroi spektakël ndaj Evertonit, dribloi disa futbollistë para ‘asistimit të vitit’

Sulmuesi i Newcastle United, Alexander Isak ka dhënë asistimin më të mirë të sezonit 2022/23 në Ligën Premier në ndeshje kundër Evertonit.

Newcastle është në në formë dhe mposhtën Tottenhamin me rezultat 6-1 në St James’ Park të dielën, teksa vazhduan aty ku e lanë në ndeshjen ndaj Evertonit të enjten mbrëma.


“Laraskat” fituan me rezultat 4-1 ndaj Evertonit, me Callum Wilson që realizoi dy gola dhe Joelinton dhe Jacob Murphy gjithashtu hynë në listën e rezultateve.

Newcastle fitore të madhe për Ligën e Kampionëve, fundos Evertonin
Lexo po ashtu Newcastle fitore të madhe për Ligën e Kampionëve, fundos Evertonin

Megjithatë, ishte sulmuesi suedez, Isak, i cili ‘vodhi’ gjithë vëmendjen e ndeshjes me një asistim në fundin e ndeshjes.

Isak, i cili e filloi lojën si zëvendësues, nuk shtoi numrin e golave ​​të tij, por ai prodhoi momentin më spektakolar të ndeshjes – dhe me shumë mundësi sezonin në tërësi.

Duke marrë topin në vijën e gjysmës së fushës, suedezi shkatërroi mbrojtësit e shumtë të Evertonit një nga një, duke dribluar fillimisht afër vijës këndore dhe pastaj brenda zonës.

Në fund, Isak zgjodhi të asistojë për Murphy, i cili nuk e pati të vështirë të shënojë në portën e zbrazët në minutën e 81-të të ndeshjes.

Ky aksion i prodhuar nga Isak ka pushtuar rrjetet sociale duke marrë shumë komente pozitive mbi teknikën e jashtëzakonshme që posedon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

La Liga
Kalo në kategori