Juventusi ka konfirmuar se Alex Sandro është rikuperuar nga COVID-19 dhe është në dispozicion për çerekfinalen e Kupës së Italisë.

Mbrojtësi i majtë tashmë është i lirë, pasi sot është testuar dhe ka dal negativ dy herë radhazi.

Braziliani nuk është më në vetë-izolimit dhe mund të rifillojë stërvitjet me shokët e tij të skuadrës që nesër në mëngjes.

Kjo do të thotë se ai mund të jetë në dispozicion për çerekfinalen e Kupës së Italisë që nesër në mbrëmje kundër SPAL.

Alex Sandro mbushi 30 vjeç të hënën, kështu që kjo është një dhuratë për ditëlindjen e brazilianin i cili i ka munguar Juventusi në disa ndeshje të rëndësishme. /Telegrafi/