LAJMI I FUNDIT:

Alessandro Matri pensionohet nga futbolli

Alessandro Matri pensionohet nga futbolli

Ish-lojtari i Milanit, Juventusit dhe Italisë, Alessandro Matri ka njoftuar se koha e tij në futbollin profesionist ka përfunduar.

Sulmuesi i përfundoi tetë paraqitjet e tij te Brescia pa shënuar gol në pjesën e parë të sezonit, derisa ishte liruar në një transferim të lirë nga Sassuolo.


“Mund të them se e bëra ëndrrën time realitet”, ka thënë 35-vjeçari për Sky Sport Italia.

“Kur fillova, nuk e kisha menduar se do të kem një karrierë të tillë, duke i fituar tre tituj të Serie A”.

“Nuk mund të ankohem se si ka shkuar karriera ime, por tani jam në fund të rrugës. Kam ardhur te ky vendim pas gjashtë muajve të mi te Brescia”.

“Preferoj që të mos shfaq vetën si idiot. Do më mungoj jeta ime si futbollist, por vetëm një ofertë e madhe do më bënte të vazhdoja sërish”, ka shtuar më tej ai.

Sulmuesi e filloi karrierën te Milani, por emrin e bëri te Cagliari në mes sezoneve 2007 dhe 2011, duke shënuar 36 gola në 12 paraqitje.

Ai e shijoi suksesin me Juventusi, duke fituar tre tituj të Serie A, më pas për t’u rikthyer te Milani në vitin 2015, ku shënoi vetëm një gol. /Telegrafi/