LAJMI I FUNDIT:

Aleanca për Shqiptarët: Vazhdon avazi i vjetër i praktimit të pushtetit nga koalicioni LSDM-BDI

Aleanca për Shqiptarët: Vazhdon avazi i vjetër i praktimit të pushtetit nga koalicioni LSDM-BDI

Nëpërmjet një njoftimi Aleanca për Shqiptarët ka reaguar në lidhje konferencën për shtyp të zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë, Artan Grubi.

“Sot e dëgjuam pres konferencën e zv.Kryeministrit Artan Grubi, ku ai shpalos disa pika që do të angazhohet qeveria në mandatin e ardhshëm. Është interesant që kur i krahason këto deklarata të tij me ekspozenë e kryeministrit në parlament, vështirë se do të gjesh pika të përbashkëta. Përveç gjuhës më të njohur triviale, për partneritetin ndërkombëtar, këto dy figura kyçe të partnerëve në qeverinë e re, në fjalorin e tyre nuk kanë asgjë të përbashkët. Vazhdojnë të hedhin hi syve të opinionit dhe të japin deklarata demagogjike, secili për pjesën e opinionit të vet dhe s’do mend që gjënë e përbashkët për të cilën do të angazhohen, janë tenderët, bizneset dhe përfitimet e tyre partiake”, thuhet në njoftimin e ASH-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, Grubi gjithashtu është kontradiktor me vetveten duke thënë se do të angazhohet për sistematizimin e administratës, njohje të diplomave në administratë dhe se do të fillohet me realizimin e barazisë së plotë dhe se do të angazhohen për zbatimin e gjuhës shqipe.

“Këto deklarata dëshmojnë se deri më tash nuk është bërë asgjë në këtë drejtim. Nëse tash planifikon të fillosh ti zbatosh ato, do të thotë se nuk ke filluar në 18 vitet e kaluara dhe askush nuk të beson se e ke seriozisht”, thuhet në reagimin e ASH-së.

Poashtu, shtojnë nga ASH, Grubi thotë se nuk mund të ekzistojë drejtësi ndryshe për njërin dhe ndryshe për tjetrin, ndryshe për politikanët dhe ndryshe për qytetarët dhe drejtësi e porositur me telefon. Deklaratë paradoksale, sepse vet me këtë pranon se drejtësia ka qenë selektive dhe se deri më tash ka qenë e porositur me telefon.

“Askush nuk i beson më Artan Grubit, e as qeverisë. Me këtë rast, ju kujtojmë kohën kur Artan Grubi ishte partner i Gruevskit. Pas rastit të Kalasë në Shkup, ai kishte deklaruar se LSDM-ja i paska ofruar atij të krijojë probleme etnike, por ky paska refuzuar. Këtë deklaratë, LSDM-ja mohoi kategorikisht. Sot e kësaj dite, nuk u mor vesh se kush kishte mashtruar, Artani apo LSDM-ja. Njësoj edhe sot pas kësaj pres konference, nuk dimë se kush ka të drejtë? Artani me atë që deklaroi sot, apo Zaevi me atë që tha në ekspoze. Pra, me një fjalë vazhdon dezhavu-ja e kësaj qeverisjeje, me deklarata boshe dhe paushalle të llojit të deklaratave për kryeministrin shqiptar, ndërsa ato që i përjetojnë dëmet në lëkurën e vet, janë vetë qytetarët”, thonë nga ASH./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori