LAJMI I FUNDIT:

Aleanca për Shqiptarët reagon pas protestës për rastin “Monstra: Kishte snajperë dhe kallashnikovë

Aleanca për Shqiptarët reagon pas protestës për rastin “Monstra: Kishte snajperë dhe kallashnikovë

Përfaqësuesja nga radhës e ASH-së në konferencë për shtyp tha se reagimi i djeshëm i policisë në protestën për rastin “Monstra” ishte kundër Kushtetutës dhe kundër ligjit.

“Në bazë të ligjit për mbajtjen e tubimeve publike ku bëjnë pjesë protestat, konkretisht në nenin 6 të ligjit, thuhet qartë se kur mund të ndalosh protestën. Protesta e djeshme ishte krejtësisht paqësore, për drejtësi dhe jo e kundërta, ndërsa përdorimi i armëve të policëve ishte në kundërshtim me Ligjin e policisë”, thonë nga ASH, njofton Telegrafi Maqedoni.


Nga ASH thanë se policia gjatë ditës së djeshme ka mbajtur armë kallashnikov me shurdhues, pushka automatike, snajperistë në objekte të ndryshme dhe autoblinda.

“Policia ishte ajo që gjuante gurin dhe fshihte dorën, me qëllim që të provokojë masën dhe kjo shihet në filmimet e mediave dhe flet për skenarin e përgatitur të regjimit Zaev – Ahmeti”, tha përfaqësuesja e ASH-së duke shfaqur edhe videot dhe fotografitë dhe duke i vlerësuar këto pamje me regjimin e kaluar.

Ajo po përkujtoi kryeministrin Zaev se ata gjatë vitit 2016 kanë gjuajtur institucionet shtetërore me gurrë dhe po ashtu keni djegur institucione.

“Tani ndaloni protesta pikërisht ju që ndaloni protestë paqësore vetëm për shkak se protestuesit janë shqiptarë. Kjo flet për dyfytyrësinë tuaj”, tha përfaqësuesja e ASH-së duke kërkuar lirimin e të arrestuarve dhe dorëheqjen e ministrit dhe zëvendësit të tij në MPB./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori