LAJMI I FUNDIT:

Alea dhe Diar, dy emrat më të përdorur në vitin 2015

Alea dhe Diar, dy emrat më të përdorur në vitin 2015

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Lindjeve në Kosovë për vitin
2015.

Sipas një njoftimi të ASK-së, të dhënat në këtë publikim janë paraqitur sipas bazës së grumbullimit të të dhënave administrative nga zyrat e gjendjeve civile.


“Janë grumbulluar gjithsej 31 433 fleta statistikore për lindje DEM-1. Këto të dhëna tregojnë se 24 716 janë lindje, që kanë ndodhur në Kosovë, prej tyre lindje të gjalla janë 24 594, kurse 122 janë lindje të vdekura. Kurse, lindjet që kanë ndodhur jashtë Kosovës janë regjistruar 6 717, prej tyre janë 6 715 lindje të gjalla dhe 2 lindje të vdekura”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu shtohet se koeficienti i vitalitetit është 2.9 (gjithsej raporti ndërmjet lindjeve të gjalla dhe vdekjeve).

“Koeficienti i maskulinitetit është 110.1; Koeficienti i lindjeve të vdekura – vdekjeve fetale në 1000
lindje ishte 4.9 promil. Në institucione mjekësore kanë ndodhur 99.8% lindje, ndërsa pjesa tjetër
ka ndodhur në vend tjetër”.

Po sipas statistikave të ASK-së, numri më i madh i nënave që kanë lindur fëmijë është i grup-moshave 25-29 vjeç me 35.0%, grupmoshat 30-34 vjeç me 24.5%, grup-moshat 20-24 vjeç me 23.4% dhe grup-moshat e tjera përbëjnë 17.0% të numrit të përgjithshëm të lindjeve.

“Mosha mesatare e femrave që kanë lindur fëmijë në vitin 2015 është 28.2 vjeç. Fëmijën e parë e kanë lindur 37.3% e nënave, fëmijën e dytë e kanë lindur 32.8% e nënave dhe fëmijën e tretë 19.3% nënave. Sipas peshës së fëmijës së lindur në institucione shëndetësore, numri më i madh i foshnjave është
me peshë 3 000 – 3 499 gr. ose 37.6%; 3 500 – 3 999 gr., ose 30.7%; 2 500-2 999 gr. ose 13.3%
etj. Foshnjat e lindura gjallë me peshë më të vogël se 1000 gr. përbëjnë vetëm 0.2%”, thuhet më tej në njoftim.

Ndërkaq shtohet se për fëmijët e lindur jashtë institucionit mjekësor, sipas metodologjisë së hulumtimit nuk kërkohen të dhënat për peshën e tyre.

“Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë nënat me shkollë të mesme me 39.3%, shkollë fillore e
kryer me 32.3%, me shkollë të lartë dhe fakultet marrin pjesë 19.5% etj. Emri me frekuencë më të madhe (më i shpeshtë) për vitin 2015 për vajza ishte Alea, ose 223 foshnje, Erina 146 foshnje etj. Ndërsa, për djem emri më i shpeshtë ishte Diar 214 foshnje, Ajan 205 foshnje etj. Binjakë u lindën 712 foshnje, ndërsa trinjakë e më shumë u lindën 18 foshnje”, përfundohet në njoftimin e ASK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori