LAJMI I FUNDIT:

Albora lanson duetin me Stresin

Albora lanson duetin me Stresin
Albora në klipin e këngës “Kujtimet” (Foto: Screenshot/Youtube/UnixMusic)

Këngëtarja e re, Albora, e ka sjellë projektin e ri muzikor, të cilin e ka realizuar në bashkëpunim me reperin e mirënjohur, Stresi.

E titulluar “Kujtimet”, kjo këngë ka ardhur me muzikë të Irkenc Hykës, ndërsa tekstin e kanë shkruar Arkimed Lushaj dhe Petro Xhori.


Miksimin e ka bërë Jojo, ndërsa për anën vizuale është kujdesur Max Production që e ka xhiruar videoklipin.

“E kam shijuar çdo moment të përgatitjes së kësaj kënge dhe besoj se këtë do ta shikoni edhe vet”, ka shkruar këngëtarja në një publikim në Instagram duke i falënderuar të gjithë bashkëpunëtoret.

Ndërsa sa i përket Stresit, është shprehur: “Dhe i fundit, por jo më pak i rëndësishëm, faleminderit Stresi. Kam nderin më të madh të jem në një projekt bashkë me ty”.

Në njoftimin e tij për këngën e re, reperi ka shkruar: “I ftuar në bashkëpunim me Albora. I urojmë suksese në fillim të karrierës”. /Telegrafi/