LAJMI I FUNDIT:

Albini Tahiri e kishte pritur shtyrjen e garës në Lojërat Olimpike Dimërore

Albini Tahiri e kishte pritur shtyrjen e garës në Lojërat Olimpike Dimërore

Është shtyrë gara në disiplinën lëshim i shpejtë, ku ishte paraparë të garonte skitari Albin Tahiri në Lojërat Olimpike Dimërore (LOD) PyeongChang2018.

Shkak për shtyrjen janë bërë erërat e forta të cilat po mbretërojnë në Qendrën Skitare Jangseon, rreth 40 km larg PyeongChangut të Koresë së Jugut, bën të ditur KOK-u përmes një komunikate për media.

Skitari Tahiri thotë se e kishte pritur që gara do të shtyhet shkaku i erërave të forta, megjithëse ishte përgatitur.

“Në një farë forme e kam pritur se mund të shtyhet për shkak të erërave të forta, por unë isha i përgatitur për sot. Ne ishim atje bashkë me trajnerin dhe ishim gati, por organizatori na njoftoi se nuk ekzistojnë kushtet për t’u mbajtur gara. Nesër do të përgatitem për garën e së martës në kombinim alpik”, tha Albin Tahiri për ueb-faqen zyrtare të KOK-ut, “noc-kosovo.org”.

Ndryshe, gara do të mbahet më 15 shkurt, kurse gara e paraparë për këtë datë në super sllallom të madh është shtyrë për më 16 shkurt.

KOK-u thotë se nëse kushtet janë të volitshme, atëherë Albini debutimin do ta bëjë të martën (13 shkurt) në disiplinën e kombinimit alpik. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori