LAJMI I FUNDIT:

Albina Kelmendi nuk flet anglisht në Eurovision, për të përkthen motra e saj

Albina Kelmendi nuk flet anglisht në Eurovision, për të përkthen motra e saj
Albina dhe Familja Kelmendi në tapetin e bronztë të Eurovisionit në Liverpool (Foto: Eurovision/YouTube)

Albina dhe Familja Kelmendi kanë parakaluar së fundmi në atë që quhet “tapeti i bronztë”, ku prezantohen të gjithë pjesëmarrësit e Eurovisionit.

Në një veshje të zezë dhe me disa elemente ilirike në pjesët e saj të trupit, Albina u duk mjaft bukur në paraqitjen e saj debutuese në Liverpool.

Edhe familjarët e saj gjithashtu ishin veshur bukur dhe elegantë, secili me ngjyra dhe motive të ndryshme, duke bërë kështu që të pëlqehen nga të pranishmit për pamjen e tyre.


Albina dhe Familja Kelmendi në tapetin e bronztë të Eurovisionit në Liverpool (Foto: Eurovision/YouTube)

Por kur Kelmendi u pyet nga gazetarët rreth veshjes së anëtarëve të familjes, ajo nuk ishte në gjendje që të jepte një shpjegim në gjuhën angleze rreth domethënies dhe motiveve të fustanit të saj.

Në vend të Albinës, foli motra e saj, Vesa, e cila e posedon mirë gjuhën angleze.

Paraqitja e veçantë e Austrisë sivjet në Eurovision me këngën "Who the Hell is Edgar"?
Lexo po ashtu Paraqitja e veçantë e Austrisë sivjet në Eurovision me këngën "Who the Hell is Edgar"?

Më pas Albina u pyet nga gazetarët për faktin se familja kanë deklaruar që ka qenë ëndrra e gjyshit që ata një ditë ta përfaqësonin Shqipërinë në festivalin evropian.

“Ne jemi shumë krenarë që po e përfaqësojmë Shqipërinë që gjyshi jonë e deshi shumë”, tha Albina në gjuhën shqipe, për të cilën sërish më pas përktheu motra e saj në anglisht për publikun evropian.

Albina dhe Familja Kelmendi do të ngjiten në skenën e Eurovisionit të enjten, ku do të përfaqësojnë Shqipërinë me këngën “Duje”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xheneta i bën 'diss' Gjestit, shfaqet si protagoniste kryesore në klipin e këngës

Xheneta i bën 'diss' Gjestit, shfaqet si protagoniste kryesore në klipin e këngës "Pishman" të Adrit dhe Ilirianës

Magazina
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës

Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës

Magazina
Loredana u zhgënjye dhe hoqi dorë nga ai pas informacioneve nga jashtë, Jozi reagon për herë të parë me një dedikim

Loredana u zhgënjye dhe hoqi dorë nga ai pas informacioneve nga jashtë, Jozi reagon për herë të parë me një dedikim

Magazina
Xheneta reagon për herë të parë pas fjalëve të Gjestit në spektaklin e së martës BBVA, teksa bën edhe një paralajmëriim

Xheneta reagon për herë të parë pas fjalëve të Gjestit në spektaklin e së martës BBVA, teksa bën edhe një paralajmëriim

Magazina
Modelje turke Sezen Cifcioglu publikon video me Butrint Imerin nga pushimet e përbashkëta në Alpe?

Modelje turke Sezen Cifcioglu publikon video me Butrint Imerin nga pushimet e përbashkëta në Alpe?

Magazina
Xhuli e zhgënjyer nga rezultati i zgjedhjeve: Dje fitoi VV e sot s'kemi rrymë, më kanë mbetur thonjtë në gjysmë - faleminderit juve që e votuat

Xhuli e zhgënjyer nga rezultati i zgjedhjeve: Dje fitoi VV e sot s'kemi rrymë, më kanë mbetur thonjtë në gjysmë - faleminderit juve që e votuat

Magazina
Kalo në kategori