LAJMI I FUNDIT:

Albin Tahiri doli nga shtegu, nuk e përfundoi garën e sllallomit në Slloveni

Albin Tahiri doli nga shtegu, nuk e përfundoi garën e sllallomit në Slloveni
(Foto: Getty Images)

Albin Tahiri nuk ka arritur ta përfundojë garën e sotme (e diel) të sllallomit në Kupën e Botës, që po mbahet në Kranjska Gora të Sllovenisë.

“Skitari ynë në tentim për të zënë një pozitë sa më të mirë, doli nga shtegu në lëshimin e parë”, thuhet në një njoftim të KOK-ut.


Vendin e parë e zuri Marcel Hircher, të dytin Henrikh Kristoferssen, kurse i treti doli Ramon Zenhauersen.

Tahiri ishte skitari që bëri historinë pas pjesëmarrjes me ekipin olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore, ‘PyeongChang 2018’.

Ai garoi në pesë disiplina të skijimit alpin, derisa barti flamurin e Kosovës edhe në ceremoninë hapëse dhe mbyllëse të atij evenimenti të madh sportiv.

Të gjitha lajmet për ALBIN TAHIRIN
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për ALBIN TAHIRIN

Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, në emër të Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, kishte shprehur mirënjohjen për performancën e lartë të Albin Tahirit, duke thënë se parashikimet dhe pritshmëritë janë realizuar.

Krenar që e përfaqësoi Kosovën në ‘PyeongChang 2018’ ishte shprehur edhe Albini, i cili pati thënë se u mundua ta bëjë krenar popullin e Kosovës.

(Foto: Getty Images)

“Jam shumë i lumtur që isha në PyeongChang dhe ta bartë flamurin e Kosovës në ceremoninë hapëse të Lojërave Dimërore PyoengChang. Ishte kënaqësi të përfaqësojë vendlindjen e babait tim dhe njëkohësisht vendin tim, sepse thellë në shpirtin tim ndihem shqiptar, edhe pse nuk e flas gjuhën shqipe aq mirë”, kishte deklaruar Tahiri, sipas të cilit më vështirë ishte të përfshihet në 50 më të mirët në disiplinën lëshim, ku ishin 61 pjesëmarrës se sa në sllallom apo sllallom të madh ku garonin rreth 110 skitarë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori