LAJMI I FUNDIT:

Albin Kurti uron delegacionion shqiptar për suksesin në Festivalin e Filmit në Venecia

Albin Kurti uron delegacionion shqiptar për suksesin në Festivalin e Filmit në Venecia
Albin Kurti me delegacionin shqiptar të kinematografisë në Festivalin e Filmit në Venecia (Foto: Albin Kurti/X)

Këto ditë në Venedik të Italisë është zhvilluar Festivali i 80-të Ndërkombëtar i Filmit në Venecia.

Ndonëse festivali këtë vit ka qenë shumë më i zbehtë për shkak të bojkotit nga yjet e filmit për shkak të grevës në Hollywood, organizimi arriti që përsëri të shkaktonte mjaft bujë.


Pjesëmarrës në edicionin e sivjetmë kanë qenë edhe dy prodhime filmike kosovare, përkatësisht filmat “A Short Trip” i regjisorit Erenik Beqiri dhe “Bota Jonë” e Luana Bajramit.

E shndërruar në yllin Festivalit të Filmit në Venecia, Rita Ora rrëmben sërish vëmendjen me paraqitjen e radhës
Lexo po ashtu E shndërruar në yllin Festivalit të Filmit në Venecia, Rita Ora rrëmben sërish vëmendjen me paraqitjen e radhës

E në mbështetje të shqiptarëve pjesëmarrës në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit, ka qenë edhe vet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në platformën X (ish-Twitter), një fotografi bashkë me kastin shqiptar në Venedik.

“Një vit i shkëlqyer për kinematografinë tonë në Festivalin e Filmit në Venecia! Urime Erenik Beqirit për fitoren e çmimit ‘filmi më i mirë Orizzonti’ me filmin ‘A Short Trip’ me Luana Bajramin dhe Tristan Halilajn dhe vetë Luanës për premierën e filmit të saj të dytë ‘Bota Jonë’ në Bienale”, ka shkruar Albin Kurti.

E ftuar speciale për të marrë pjesë këtë vit në Festivalin e Filmit në Venecia ka qenë edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e cila ka performuar në gala-mbrëmjen e amFAR, e cila organizohet në ndihmë të mbledhjes së fondeve për kërkimet e HIV/AIDS. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina

"Ai ishte shumë perfekt për mua", Kaka reagon pasi ish-gruaja tregoi arsyen e çuditshme që u nda nga ai

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina
Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Magazina
Kalo në kategori