LAJMI I FUNDIT:

Alberto Moreno prodhon një moment arti në mbrojtje

Alberto Moreno prodhon një moment arti në mbrojtje

Alberto Moreno ka pushtuar internetin me cilësitë mbrojtëse që i ka treguar në ndeshjen që Villareali e zhvilloi ndaj Espanyolit.

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit fillimisht kishte rrëshqitur, por kjo gjë nuk e ndaloi atë që ta largonte topin nga kundërshtari.


Spanjolli e goditi topin me thembër në ajër, gjersa ishte duke rënë në tokë.

Moreno me gjasë do të jetë i kënaqur nga veprimi i tij, për më shumë edhe që u bë pjesë e rrjeteve sociale.

Kujtojmë se mbrojtësi ishte larguar nga The Reds shkaku që nuk kishte hapësirë të mjaftueshme, për t’u transferuar kështu te Villareali. /Telegrafi/