LAJMI I FUNDIT:

Albert Bunjaki i kënaqur me lojën dhe fitoren e Kosovës U21 ndaj Andorrës

Albert Bunjaki i kënaqur me lojën dhe fitoren e Kosovës U21 ndaj Andorrës

Albert Bunjaki ka folur pas ndeshjes që Kosova U21 e fitoi në udhëtim te Andorra me rezultat bindës 0-3.

Trajneri që po udhëheq Kosovën U21 u shpreh i lumtur që Kosova për tre ndeshje me radhë nuk ka pranuar asnjë gol.


“Andorra është ekip i papërshtatshëm, fusha me bari artificial kishte vështirësitë e saj, temperaturat e larta e bënin të vetën, pastaj Andorra është një ekip që u ka shkaktuar problem ekipeve të mëdha sikurse Anglisë por dhe kombëtareve të tjera, por ne ia dolëm ta mbajmë lojën nën kontroll”.

Kosova U21 merr fitore bindëse si mysafir ndaj Andorrës U21
Lexo po ashtu Kosova U21 merr fitore bindëse si mysafir ndaj Andorrës U21

“Nga 11 lojtarë sa ishin në fushë, 8 prej tyre kanë të drejtë të luajnë në kualifikimet e radhës, që do të thotë se i kemi dhënë hapësirë lojtarëve të rinj të cilët janë komponuar mjaft mirë me pjesën tjetër, thjesht kemi bërë lojë kolektive”, ka thënë Bunjaki pas ndeshjes.

Të motivuar me këtë fitore, Dardanët e rinj me datën 10 qershor, e presin kombëtaren e Anglisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kosova U21 pas tetë ndeshjeve renditet në pozitën e tretë me 11 pikë.

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori