LAJMI I FUNDIT:

Albërie Hadërgjonaj: Ja pse u ndava me Mentorin

Albërie Hadërgjonaj: Ja pse u ndava me Mentorin

“Gjyshe seksi është një status që më pëlqen, edhe pse do të vazhdoj të përpiqem të dukem mirë”.

Kjo ka qenë përgjigjia e këngëtares Albërie Hadërgjonaj, gjatë intervistës dhënë në emisionin ‘Oktapod’.

Ajo është shprehur se tani e ka mirëpritur fëmijën e vajzës së saj Agnesa, por nuk e fshehu se nuk e quan veten gjyshe para tij. Gjithashtu, Hadërgjonaj është shprehur e lumtur me trajtimin që i ka bërë publiku i Shqipërisë, që nga viti 1993 kur ajo debutoi në Festivalin e Këngës në Tiranë.


Sipas saj, kënga i ka dhënë mundësi të bëjë një karrierë dhe të jetojë mjaft mirë.

Përsa u përket ndërhyrjeve kirurgjikale që ka bërë në trupin e saj, këngëtarja 40-vjeçare u shpreh se do të vazhdojë të bëjë të tilla për t’u dukur mirë, por pa e ekzagjeruar.

Gjithashtu, Hadërgjonaj ka pranuar se dashuria për ish-bashkëshortin e saj Mentorin nuk i është shuar, edhe pse shton se ka qenë dashuri e thellë edhe për faktin se ishte vetëm 15 vjeçe kur lidhi kurorë. Por sipas saj, bashkëshorti i saj u bë problematik dhe kjo “e ka lodhur” këngëtaren që kërkoi divorcin.

Përsa i përket një reality show të mundshëm për familjen e saj, Hadërgjonaj-Ramosaj, Albëria u shpreh se ka patur propozim për dicka të ngjashme dhe se po e sheh me interes një spektakël të tillë.