Këngëtarja shqiptare, është shfaqur e penduar për ndërhyrjet kirurgjikale.
E ftuar në emision, Albërie Hadërgjonaj u ka këshilluar të gjithë vajzave të kenë kujdes me operacionet që bëjnë.
Ju e shikoni sot nga ekrani dhe aludoni shpeshherë se çfarë operacionesh plastike ka bërë këngëtarja shqiptare, transmeton Shqiptarja.
https://www.instagram.com/p/Bjsem8JHGJB/?hl=en&taken-by=alberije_hadergjonaj
Albërie Hadërgjonaj e ka pranuar që ka bërë ndërhyrje në hundë, por mesa duket është penduar.
E ftuar në emisionin Rudina, ajo u shpreh se Zoti nuk na i ka falur kot tiparet.
“Njeriu duhet të ketë shumë kujdes kur ta prek fytyrën, zoti nuk na i ka falur kot tiparet kur lindim. Unë e kam operuar hundën kur isha në Shqipëri dhe jam penduar sepse po të kisha hundën time do tregoja karakter. Tani e kam sistemuar pak në Amerikë por ja që e bëra. Unë ndërhyrjet i kam bërë se më pëlqejnë, por vajzat duhet të kenë kujdes kur zgjedhin vendin apo kirurgun ku do të shkojnë”, ka thënë Albëria.
Më tej këngëtarja shqiptare foli edhe për këngën e saj më të re, e cila ka rezultuar shumë e suksesshme, dhe punën e re në Amerikë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251