LAJMI I FUNDIT:

Albëria rrëfen për marrëdhënien problematike me ish-burrin (Video)

Albëria rrëfen për marrëdhënien problematike me ish-burrin (Video)

Albërie Hadërgjonaj ka rrëfyer në një intervistë në emisionin Oktapod gjithë të vërtetën rreth marrëdhënies së saj me ish-bashkëshortin duke theksuar dhe rolin që ai ka luajtur në ecurinë e karrierës së saj.

“Unë kam qenë me fat, kam punuar, por edhe ish-bashkëshorti im më ka ndihmuar shumë me fuqinë e tij, pasi pa të nuk do të isha këtu ku jam”, është shprehur Albëria duke iu referuar Mentorit, ish-burrit të saj, me të cilin ka dy vajza.


Porse ka thënë se marrëdhënia me të ka qenë problematike dhe kjo ishte arsyeja pse vendosi t’i jepte fund lidhjes shumëvjeçare.

“Të them të vërtetën, ai është një njeri shumë i mirë, i cili më ka ndihmuar shumë, ka qenë problematik, ai e di dhe unë u ndjeva e lodhur. Pastaj… ngrita duart lart!’, ka shtuar këngëtarja.

Duke lënë anash problemet në marrëdhënien e saj në çift, Albëria është shprehur krenare pasi beson se e ka përmbushur misionin e saj si nënë duke rritur fëmijë që janë të zotët e vetes, edhe pse i është dashur të privojë veten nga shumë gjëra.

“Kam qenë ndoshta e privuar nga qejfet, njerëzit të shikojnë nga ekrani e thonë: ‘U kënaq, ka burrin me lekë, s’i mungon asgjë’”. Nuk i dinë problemet! Por më mirë kështu, jam përpjekur të dukem, për hir të emrit, për hir të viteve në karrierë e për ta respektuar veten!”, ka deklaruar këngëtarja.