LAJMI I FUNDIT:

Albana Osmani – si një shëmbëlltyrë e Mbretëreshës Teuta, sjell versionin e ri të Queen, “We Will Rock You”

Albana Osmani – si një shëmbëlltyrë e Mbretëreshës Teuta, sjell versionin e ri të Queen, “We Will Rock You”

“Queen”, legjendat e muzikës rock, zhurmojnë kësaj radhe në skenën shqiptare me një version të ri të himnit të tyre ‘We Will Rock You’!

Ky version karaoke i këngës legjendë ‘We will rock you” vjen si një video pararendëse e njoftimit për rikthimin e Albana Osmani tek publiku shqiptar, e cila mungon prej 4 vitesh në ekran.


Ajo ka njoftuar se së shpejti do të prezantojë ‘ALBANA OSMANI SHOW’, një program talk show argëtues me të ftuar të shumtë që vijnë nga hemisfera të ndryshme me profile publike të njohura ku padyshim do të ketë shumë show dhe argëtim në këtë program.

Programi rikthen prezantuesen e njohur në një transmetim broadcasting online që do të shtrihet nga çdo platformë online e saj, te të gjithë shqiptarët që e ndjekin prezantuesen prej vitesh.

Për të na sjellë një avantazh të parë, si një shije e mirë e asaj çfare na pret në vazhdim, Albana ka publikuar një version remake të këngës ”We Will Rock You” në videon e jashtëzakonshme, epike ku historinë e një prej figurave më të vlerësuara në historinë tonë ajo zgjodhi ta mishërojë më së miri, duke transmetuar forcë, besim dhe bekim në këto ditë ndërrimi vitesh.

Prezent në realizimin e videos ishin 320 fëmijë dhe të rinj, pjesë e Akademisë së Andi Murra, të cilët u bashkuan në një performancë spektakolare.

Mesazhi i fuqishëm dhe teksti i shkruar nga vetë Albana, një predikuese e fjalës së zemrës, ka për qëllim të frymëzojë brezat e ardhshëm.

Albana Osmani – Prezantuese televizive, autore best seller, artiste e shquar dhe filantrope

Albana Osmani, ikonë e shquar dhe simbol e fuqishme e vajzës shqiptare, del në skenën publike si një figurë transcendente me një karrierë të jashtëzakonshme që ka përjetuar një evolucion tejet pozitiv. Prezantuese televizive, autore best seller, artiste e shquar dhe filantrope, Albana është shembulli i një gruaje të fuqishme dhe të suksesshme që ka përqafuar dhe ndikuar shumë fusha.

Me një karrierë mbi 20-vjeçare në televizion, Albana ka udhëhequr programe të shumta të njohura duke përshkuar një sërë zhanresh nga show-talenti deri te investigimi dhe talk show-t. Ajo ka krijuar një lidhje të ngushtë me audiencën duke shfaqur autenticitetin dhe pasionin në çdo prezantim.

Fondacioni “You are a Sunflower,” themeluar nga Albana, ka sjellë ndihmë dhe shpresa në jetën e shumë qytetarëve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Fondacioni është vlerësuar me çmimin Kampione e Europës Juglindore dhe Ballkanit për ndryshimin dhe impaktin që sollën në jetën e njerëzve.

Si shkrimtare, libri i saj “Çika në Betejë me Inteligjencën Artificiale” ka krijuar një rreze drite në botën e teknologjisë dhe shkencës, duke paraqitur me guxim dhe vizion sfidat dhe potencialet e inteligjencës artificiale.

Me një zë të fuqishëm dhe një ndriçim intelektual, Albana është padyshim një forcat më frymëzuese dhe pozitive në skenën mediale dhe humanitare shqiptare. Kthehet me një program të ri, “ALBANA OSMANI SHOW”, duke sjellë një valë freskimi, argëtimi dhe diskutimi në ekranin e televizionit. Me një ekip të përgatitur, ky program premton të sjellë përvoja të reja dhe të pasura për audiencën.

E përfshirë në art, letërsi dhe në aktivitete humanitare, Albana Osmani është një figurë që shndërrohet në një “sunflower” i ndritshëm, duke ndriçuar rrugën për shumë të tjerë me një ndjenjë përgjegjësie dhe pasioni për të ndryshuar botën për të mirë. /Shqip.com/

Në trend Magazina

Më shumë
Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina

"The New York Times" shkruan për ekspozitën e Petrit Halilajt në NYC: Një artist nga Kosova merr fluturimin

Magazina
Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Kalo në kategori