LAJMI I FUNDIT:

Albana Osmani pozon krah Adriana Limës: Me shoqen time në Kanë

Albana Osmani pozon krah Adriana Limës: Me shoqen time në Kanë
Albana Osmani (Foto:Instagram/albanaosmani1)

Tash e disa ditë është duke u mbajtur edicioni i 72-të i Festivalit të Filmit në Kanë të Francës, e as këtë vit nuk kanë munguar shqiptarët.

Përpos Aurela Hoxhës, Armina Mevlani e pranishme ka qenë edhe prezantuesja e Top Channel, Albana Osmani. Kjo e fundit ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj personale, Instagram gjersa shfaqet me ish-modelen e Victoria’s Secret, Adriana Limën.


“Me shoqen time”, ka shkruar ajo. Ndërkohë nuk kanë munguar as komentet e shumta duke e përgëzuar për dukjen moderatoren shqiptare.

View this post on Instagram

@dualipa 💞

A post shared by ALBANA OSMANI (@albanaosmani1) on May 23, 2019 at 7:42pm PDT

Ajo gjithashtu ishte në performancën e këngëtares shqiptare të Dua Lipës, e cila performoi së bashku me Tom Jonesin.

Ndryshe, Albana një vit më parë kishte filluar një iniciativë për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

“TI je një luledielli”, ishte kampanja humanitare që kishte ndërmarrë bukuroshja jonë dhe që u mbështet prej shumë personaliteteve të njohura. /Telegrafi/

View this post on Instagram

‘With my friend ‘ @adrianalima #amfar

A post shared by ALBANA OSMANI (@albanaosmani1) on May 23, 2019 at 11:26am PDT