LAJMI I FUNDIT:

Alban Dragusha trajner i ri i KEK-ut

Alban Dragusha trajner i ri i KEK-ut

Skuadra nga Superliga e Kosovës, KEK-u ka bërë ndryshime në shtabin teknik.

Ekipin nga Kastrioti nga tani do ta udhëheq ish-futbollisti i famshëm kosovar Alban Dragusha.


Dragusha deri më tani ka udhëhequr skuadrën nga Liga e Parë, Ramiz Sadiku ku ka treguar lojëra shumë të mira.

Me KEK-un, ish-mbrojtësi i famshëm ka nënshkruar një kontratë gjashtë mujore me mundësi vazhdimi.

KEK-u ka dëshpëruar në Superligë pas rikthimit, pasi në 17 ndeshje nuk ka arritur më shumë se një pikë.

Debutimi i Dragushës në krye të KEK-ut në kampionat do të jetë në ndeshjen ndaj Llapit. /Telegrafi/