Alba përsëri xhelozon Marsuelën


Në lojën më të re të shtëpisë më të madhe, “Big Brother Albania 8”, Alba është kameriere dhe Diedoni klient. Marsuela po ashtu është kliente e hotelit.
Alba nuk është shumë e qetë për arsye se sonte do të flejë në dhomën e personelit. Ajo ka dëgjuar një bisedë të Marsuelës me Zaidën, ku Marsuela i shpreh Zaidës kua ajo shpreh kënaqësinë që do të rrijë me Diedonin.
Alba i thotë Diedonit se Marsuela luan duke acaruar Albën. Diedoni i thotë përsëri se ajo është xheloze pa arsye sepse ai nuk rri me Marsuelën. Ai i thotë Albës se nuk i pëlqen fare presioni që ajo i bën dhe nuk po e lë të marri frymë. Ai e akuzon se ajo është vazhdimisht me çehre të mërzitur. Alba justifikohet se është lodhur nga punët që ka bërë sot.
Alba është e bindur se loja e Marsuelës është ajo që të ndajë Diedonin dhe Albën. Diedoni i thotë se u sqaruan njëherë për këtë gjë. Ajo i jep pikë Marsuelës duke i dhënë kaq rëndësi. Ai i thotë ta mbyllë me kaq këtë çështje. Këtë debat e mbyllin me puthje dhe përqafime dhe me Albën që i thotë Diedonit se është e bindur se mes tyre nuk mund të hyjë askush.













































