362:"BARCELONA, SPAIN - APRIL 16: Lionel Messi of Barcelona celebrates after scoring his team's first goal with Philippe Coutinho of Barcelona and Jordi Alba of Barcelona during the UEFA Champions League Quarter Final second leg match between FC Barcelona and Manchester United at Camp Nou on April 16, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by Michael Regan/Getty Images) 12:"Getty Images
Mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba, ka thënë se Barcelona është e angazhuar deri në fund për të fituar Ligën e Kampionëve dhe La Ligan në sezonin 2018-19.
Mbrojtësi i majtë spanjoll shënoi golin e fitores 2-1 të Blaugranëve ndaj Real Sociedadit të shtunën në mbrëmje dhe ekipi katalunas ka nevojë vetëm edhe për gjashtë pikë për të konfirmuar mbrojtjen e titullit.
Ata përballen me Alaves dhe Levante në gjashtë ditët e ardhshme, që do të thotë se mund të kenë titullin e konfirmuar përpara gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve me Liverpoolin.
Alba shënoi golin e fitores (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)
30-vjeçari spanjoll ka thënë se ekipi është i fokusuar dhe dëshiron t'i fitojë të gjithë trofetë në këtë sezon.
"Ishte e vështirë kundër Sociedadit, sidomos pas asaj që ne dhamë shumë kundër Manchester Unitedit".