LAJMI I FUNDIT:

Alarmohen klubet evropiane, Witsel është në shitje

Alarmohen klubet evropiane, Witsel është në shitje

Mesfushori belg, Axel Witsel është njëri nga lojtarët e parë që do të largohen nga skuadra ruse Zenit St Petersburg.

Ylli i kampionëve të Rusisë dhe Belgjikës, ka qenë shumë i kërkuar nga skuadra të ndryshme evropiane, përfshirë Milanin, Juventusin, Chelsean, Romën dhe Tottenhemin.

Por së fundmi mediat ruse kanë raportuar se Zenit e ka në plan ta shesë lojtarin dhe është në pritje të ofertave.


Edhe Witsel ka shprehur gatishmërinë për tu larguar nga Rusia, ndërsa skuadrat e lartpërmendura janë duke shikuar mundësinë e transferimit të tij.

Për ta lënë të lirë ish-anëtarin e Benficës, Zenit është duke kërkuar 25 milionë euro. /Telegrafi/