LAJMI I FUNDIT:

Alarmi

Alarmi

Nga: Daut Dauti

Revolucioni industrial në Angli ka mundësuar punësimin masiv të njerëzve. Nga kjo, matja e kohës filloi të bëhej e rëndësishme dhe lindi një profesion i ri. Ai apo ajo që e ushtronte këtë profesion quhej ‘knocker-up’, që në shqip d.m.th. ‘ai/ajo që të zgjon që nga gjumi me trokitje’. Pra, është fjala për njeriun që ka luajtur rolin e alarmit të orës së sotshme. Atëherë orët kanë qenë shtrenjtë kurse alarmet ishin jo të sakta.


Kishte tri lloje zgjuesish trokitës nga gjumi, siç shihen edhe në këto tri fotografi. I pari ishte ai që të zgjon me trokitje në derë, i dyti me shkop në dritare, kurse i treti ka qenë pak më specifik dhe kishte të bënte me dritaret e kateve të larta që nuk i mbërrinte trokitja e dorës apo e shkopit. Në këtë rast trokitësi e përdorte një fyshtë në të cilin fuste kokrra të bizeleve dhe duke i fryrë, i gjuante xhamat e dritareve.

Detyra e këtyre trokitësve ka qenë që të mos largohen nga vendi derisa njeriu të mos zgjohej e të dilte në derë apo dritare. Ky profesion është ushtruar me të madhe deri në mbarim të Luftës së Dytë Botërore (1945), kur më nuk kishte nevojë për shkak se çmimi i orëve u lirua dhe alarmët u përsosën. Por, në disa vende është vërejtur se ka ekzistuar deri në vitin 1970. /Telegrafi/