Një pjesë e Londrës ka qenë e rrethuar, pasi një makinë – Renault Clio - ishte gjetur e braktisur pranë “Blackfriars Station”.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, zona ku ishte gjetur vetura është rrethuar dhe shërbimet e emergjencës janë gjendur në vendin e ngjarjes.


Ende nuk ka ndonjë informacion nëse është gjetur diçka në veturë. /Telegrafi/