LAJMI I FUNDIT:

Alarm te Franca, “gripi i devesë” prek edhe lojtarin e tretë

Alarm te Franca, “gripi i devesë” prek edhe lojtarin e tretë

Ekipi francez i futbollit u trondit rëndë nga virusi që u shfaq te lojtarët e tyre dhe në gjysmëfinalen kundër Marokut mbetën pa Adrien Rabiot dhe Dayot Upamecan, ndërsa tashmë është infektuar edhe Kingsley Coman.

Shkak duket se është i ashtuquajturi “gripi i devesë”, një virus që po përhapet në Katar dhe po prek sportistët. I përket familjes së coronavirusit dhe prek traktin respirator.


E ka marrë edhe Coman dhe këtë gjë e ka konfirmuar trajneri francez Deschamps.

“Ai ka temperaturë. Ne po përpiqemi të bëjmë kujdes që të mos përhapet ky virus, i cili prek shumë lojtarë këtu në Kupën e Botës. Sëmuresh kur je shumë i lodhur, trupi yt dobësohet dhe je më i prekshëm”, ka thënë ai.

Meqë ra fjala, në prag të Kampionatit Botëror në Katar, mediat angleze shkruajnë për mundësinë e infektimit me këtë virus dhe paralajmëruan fansat që të kenë kujdes sepse është më i rrezikshëm se korona, por duket se këto paralajmërime nuk kanë arritur deri tek francezët.

Coman loses with France in final group match | FC Bayern

Franca do të luajë të dielën në finale me Argjentinën dhe mbetet të shihet se në cilët lojtarë do të mund të llogarisë Deschamps. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Nacho do të largohet nga Real Madridi – pesë kandidatët për kapitenin e ardhshëm te Los Blancos

Nacho do të largohet nga Real Madridi – pesë kandidatët për kapitenin e ardhshëm te Los Blancos

La Liga
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori