LAJMI I FUNDIT:

Alarm në Uashington DC, mbyllet salla e Kongresit

Alarm në Uashington DC, mbyllet salla e Kongresit

Burime të shumta kanë raportuar “alarm sigurie” në shtëpinë e politikës amerikane, sallën e Kongresit në Uashington DC, pasi një grua është parë duke lëvizur me armë rrotull.

Gazetari i “Washington”, Julian Hattem, i cili ka shkruar për sigurinë kombëtare, ka bërë të ditur lajmin, duke e shkruar në rrjetin social Twiter.


Gjithashtu, Laura Barron-Lopez, nga “Huffington Post” ka thënë se politikanët kanë braktisur me ngut vendin .

Disa njerëz aty pranë kanë thënë se gruaja kishte hyrë në  “Building Rayburn House”, nëpërmjet një tuneli, transmeton tvklan.

Kongresmeni republikan Dennis Ross  ka thënë se gruaja në fjalë ishte një anëtare e stafit e cila ka punuar në ndërtesë. Detaje të tjera do të publikohen në vazhdimësi.