LAJMI I FUNDIT:

Alain Giresse komenton grupin e Kosovës, a ka gjasa për kualifikim në “Euro 2024”

Alain Giresse komenton grupin e Kosovës, a ka gjasa për kualifikim në “Euro 2024”
Foto: Telegrafi.com/Ridvan Slivova)

Kosova tashmë ka mësuar kundërshtarët për kualifikimet në Euro 2024, derisa gjendet në Grupin I.

Shorti i hedhur në Frankfurt të Gjermanisë, ka vënë përballë Dardanët me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.


Për këtë short, trajneri Alain Giresse ka thënë se në bazë të grupit, mund të shpresohet në kualifikim.

“Tani kemi verdiktin e shortit dhe e kemi këtë grup dhe duhet të shohim si mund të kualifikohemi. Mund të ishte një grup më i vështirë, por nuk do të thotë se jemi të magjepsur”, ka deklaruar fillimisht ai.

“Sidoqoftë, mendoj se mund t’i japim vetes ambicien për të arritur një paraqitje të bukur në këtë grup. Sigurisht, do të kemi një ndeshje speciale e ajo është ndeshja kundër Zvicrës, pasi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe mes dy popujve janë të veçanta”.

“Tani na mbetet të përgatitemi mirë, t’i vëzhgojmë kundërshtarët tanë dhe të përgatitemi për të qenë në kushtet më të mira që nga muaji mars dhe për ta filluar këtë cikël kualifikimesh me ambicie”, ka theksuar Giresse për faqen zyrtare të FFK-së, pas tërheqjes së shortit në Frankfurt.

Ndeshjet kualifikuese për Evropianin 2024 do të zhvillohen nga marsi deri në nëntor të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori