LAJMI I FUNDIT:

Al Pacino fotografohet në një mbrëmje romantike me partneren e tij 54 vjet më të re në moshë

Al Pacino fotografohet në një mbrëmje romantike me partneren e tij 54 vjet më të re në moshë

Al Pacino dhe e dashura e tij, Noor Alfallah, u panë bashkë pasi shijuan një darkë romantike mbrëmjen e së martës.

Aktori, 83 vjeç, zgjodhi të vishte një kostum elegant dhe tërësisht të zi, teksa u pa duke dalë nga hoteli “Sunset Tower” në Hollywood me producentin e filmit, 29 vjeçe.


Fituesi i çmimit “Oscar”, kishte veshur një pallto të errët mbi një bluzë klasike dhe pantallona të rehatshme, shkruan DailyMail.

Ai kishte veshur gjithashtu një palë atlete të zakonshme dhe u pa duke mbajtur celularin e tij teksa po dilte nga ndërtesa.

Ndërkohë 29-vjeçarja, e cila kohët e fundit solli në jetë fëmijën e saj të parë dhe fëmijën e katërt të Al Pcinos – dukej gjithashtu tërheqëse në këtë dalje të saj.

Alfallah, e cila është 54 vjet më e re se partneri i saj, veshi një pallto mbi një bluzë të zhytur dhe pantallona të ngushta.

Ajo kishte veshur një palë çizme me majë dhe u pa duke ecur pa një çantë krahu.

Bukuroshja brune i kishte lënë flokët e saj të errët të një stil të drejtë.

Ajo dukej se kishte një pamje thuajse natyrale me një makijazh minimal të aplikuar në fytyrën e saj.

Në fillim të këtij muaji, Alfallah dhe Al Pacino zbuluan se janë bërë prindër të një djali.

Një përfaqësues për media i çiftit të lumtur e konfirmoi lajmin ekskluzivisht për DailyMail dhe zbuloi emrin e foshnjës së tyre të porsalindur.

Në deklaratë thuhej: “Po konfirmoj që Al Pacino dhe Noor Alfallah kanë mirëpritur në jetë një djalë, të quajtur Roman Pacino”.

Dyshja e kanë mbajtur lidhjen e tyre relativisht private, dhe janë bashkë që nga prilli i vitit 2022.

Ikona e filmit, Al Pacino tashmë është baba i tre fëmijëve të rritur.

Pacino ka një vajzë të quajtur Julie, 33 vjeçe, me Jan Tarrant si dhe binjakët 22-vjeçarë Anton dhe Olivia me ish-in e tij, Beverly D’Angelo. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Kalo në kategori