LAJMI I FUNDIT:

Al-Khelaifi: E respektojmë Real Madridin, por jemi të bezdisur me spekulimet rreth Neymarit  

Al-Khelaifi: E respektojmë Real Madridin, por jemi të bezdisur me spekulimet rreth Neymarit  
Foto: Marca.com

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi ka pranuar të jetë “i mërzitur” lidhur me spekulimet e vazhdueshme që lidhin Neymarin me Real Madridin.

Sheiku nga Katari këmbëngul se klubi parisien ndan një ‘marrëdhënie të mirë’ me kampionët evropianë, por ai nuk do të tolerojë asnjë punë që ‘të bëhet prapa skenave’.


“Kjo nuk është një situatë e favorshme dhe ne kemi folur për këtë me Real Madrid”, ka thënë fillimisht Al-Khelaifi në një intervistë për Marca.

Real Madridi ka gati 372 milionë euro për të nënshkruar me një 'galaktik'
Lexo po ashtu Real Madridi ka gati 372 milionë euro për të nënshkruar me një 'galaktik'

“Asnjë klub nuk duhet të flasë për lojtarët tanë anasjelltas, ajo jep imazhin se ka punë që po bëhet prapa skenave dhe kjo është e bezdisshme”.

“Ne e respektojmë Real Madridin dhe presidentin e saj Florentino Perez, ndërsa ne gjithashtu shpresojmë që ata të ndajnë të njëjtat ndjenja për ne, është një marrëdhënie e mirë”.

“Ky është mirëkuptimi që duam me të gjitha klubet, jo vetëm Madridin, sepse është e rëndësishme që të kemi dialog rreth çështjeve dhe të mos përdorim taktika të fshehta”.

Real Madridi në pritje të dënimit të PSG-së nga UEFA për ta blerë Neymarin ose Mbappen
Lexo po ashtu Real Madridi në pritje të dënimit të PSG-së nga UEFA për ta blerë Neymarin ose Mbappen

“Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas? I kam thënë atij se kur flasim për njerëzit, është më mirë të thuhet në fytyrat e tyre sesa prapa shpinës”.

“Ai duhet të shqetësohet për problemet e tij dhe jo për një klub që nuk ka të bëjë me juridiksionin e tij”, përfundoi presidenti i PSG-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori