LAJMI I FUNDIT:

Al-Khelaifi akuzohet për rrëmbim dhe tortura

Al-Khelaifi akuzohet për rrëmbim dhe tortura

Tre gjyqtarë hetues në Paris u emëruan të hënën për të shqyrtuar akuzat për rrëmbim dhe torturë kundër presidentit të Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, të bëra nga lobisti franko-algjerian Tayeb Benabderrahmane.

Ai paraqiti një ankesë disa muaj më parë duke thënë se ishte torturuar në Katar në vitin 2020 për posedim të dokumenteve që përmbanin informacione komprometuese për Al-Khelaifin.


Siç raportohet nga media të ndryshme franceze, duke përfshirë L’Équipen, Benabderrahmane paraqiti një ankesë në padi civile, për të cilën ligji francez lejon kryerjen e një hetimi gjyqësor në lidhje me krimet e supozuara .

Kërkohet burg prej 28 muajsh për Nasser Al-Khelaifin
Lexo po ashtu Kërkohet burg prej 28 muajsh për Nasser Al-Khelaifin

Përfaqësuesit e tij ligjor, Maitres Romain Ruiz dhe Gabriel Vejnar, pohuan se ishin “shumë të kënaqur” me publikimin e lajmit pasi kaluan muaj të tërë duke u përpjekur për të marrë vëmendjen e drejtësisë franceze, të cilën ata e kishin kritikuar për ngadalësinë dhe mungesën e veprimit.

Besohet se informacioni i zotëruar nga Benabderrahmane është ruajtur në një telefon celular që i përket Al-Khelaifit, gjë që mund të implikojë presidentin e PSG-së në një formë keqbërjeje në lidhje me organizimin e Kupës së Botës të vitit 2022 në Katar apo edhe të drejtat televizive për BeIN Media për Kampionatin Botëror të vitit 2030.

Katari, në fakt, tashmë është hetuar – dhe është liruar nga akuzat në lidhje me këtë çështje si rezultat i marrëdhënies së tij me Jerome Vackle, dikur anëtar i FIFA-s. Të dy dyshohej se kishin negociuar marrëveshjet pas shpinës së FIFA-s. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Kalo në kategori