LAJMI I FUNDIT:

Shpërthen skandali te PSG: Achraf Hakimi akuzohet për sulm seksual

Shpërthen skandali te PSG: Achraf Hakimi akuzohet për sulm seksual

Një yll i Paris Saint-Germain është akuzuar për përdhunim pasi dyshohet se ka ftuar një grua në shtëpinë e tij ndërsa gruaja dhe fëmijët ishin me pushime.

Prokurorët francezë po hetojnë yllin e lindur në Marok, Achraf Hakimi, pas sulmit të dyshuar më 25 shkurt.


Një grua 23-vjeçare i tha policisë këtë fundjavë se ishte përdhunuar nga lojtari i PSG-së, por nuk dëshironte të bënte një ankesë.

Ylli i PSG-së dyshohet se e ka ftuar akuzuesin ndërsa gruaja dhe fëmijët e tij janë me pushime

Ajo u tha oficerëve se donte vetëm të “bënte një deklaratë përdhunimi”, por prokurorët tani po ndjekin personalisht rastin.

Ata nisën një hetim për shkak të seriozitetit të akuzave dhe famës së Hakimit.

Sipas Le Parisien, mbrojtësi 24-vjeçar filloi të fliste me gruan më 16 janar në Instagram.

Bëhet hapi i parë, shoku i ngushtë i Mbappes e do kalimin te Real Madridi
Lexo po ashtu Bëhet hapi i parë, shoku i ngushtë i Mbappes e do kalimin te Real Madridi

Ai dyshohet se më pas e ftoi atë në shtëpinë e tij në Boulogne të shtunën, duke i porositur asaj një taxi për ta dërguar tek ai.

Bashkëshortja e Hakimit – aktorja Hiba Abouk  – aktualisht është me pushime në Dubai me dy djemtë e tyre të vegjël.

Akuzuesja pretendon se pasi mbërriti në shtëpinë e tij, lojtari filloi ta puthte ndërsa i hiqte rrobat.

Ajo pretendoi se ai ia puthi gjoksin pavarësisht kundërshtimit të saj, përpara se ta shtynte me forcë.

Gruaja i tha policisë se më në fund arriti të çlirohej pasi e goditi Hakimin me këmbë, përpara se t’i dërgonte mesazhe një shoku që ta merrte.

Ai ende nuk i është përgjigjur akuzave. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori