LAJMI I FUNDIT:

AKV “Kemajl Azizi” pranohet në organizatën më të madhe të folklorit që është partner zyrtar i UNESCO-së

AKV “Kemajl Azizi” pranohet në organizatën më të madhe të folklorit që është partner zyrtar i UNESCO-së
Foto: Facebook

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi” nga Vitia raportohet se është pranuar zyrtarisht partner i Organizatës CIOFF, që njëherësh është partner i UNESCO-së.

Kjo është njoftuar në rrjete sociale, nga një postim i bërë në faqen zyrtare tek “Komuna e Vitisë”.


Përmes kësaj, thuhet se Kosova po promovon vlerat e mirëfillta kulturore të etnosit shqiptar në çdo cep të botës.

Foto: Facebook

Ky është postimi i plotë i tyre (pa ndërhyrje):

“Ansambli i Këngëve dhe Valleve “ Kemajl Azizi” nga Vitia, është pranuar zyrtarisht partner i Organizatës CIOFF, që përndryshe është partner zyrtar i UNESCO-së (Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara) . Kjo pasi që me të gjitha votat e shteteve anëtare me të drejtë vote, është votuar në kongresin 50-të në Budabest të Hungarisë që A.K.V “Kemaj Azizi” nga Kosova të jetë partner zyrtar i kësaj organizate që cilësohet si ndër më të mëdha në botë.

Arsim Abazi, Drejtor Ekzekutiv i AKV “Kemaj Azizi”, ka potencuar rëndësinë e pranimit të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare duke thënë se Integrimi ne arenën ndërkombëtare për promovimin e trashëgimisë kulturore në nivel ndërkombëtar është shumë e rëndësishëm për vendin tonë. Ai shtoj se përmes tyre, Kosova po promovon vlerat e mirëfillta kulturore të etnosit shqiptar në çdo cep të botës. Drejtori Abazi falënderoj të gjithë ata që kanë mbështetur A.K.V “Kemaj Azizi” në këtë arritje në veçanti kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti më pas edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ambasadën e Kosovës ne Hungari por edhe të gjithë artistet e këtij ansambli për punën e tyre të madhe duke u zotuar se ata do të vazhdojnë të promovojnë vlerat e mëdha që ka kultura shqiptare në Kosovë”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
“Kontrata duhet respektuar” – Jetmirin e kap frika e produksionit, pas deklaratave që kishte dhënë?

“Kontrata duhet respektuar” – Jetmirin e kap frika e produksionit, pas deklaratave që kishte dhënë?

Magazina
“Romeo fallco, Heidi hap sytë” – Piloti i BBVA zbulon se kush dërgoi dronin që tronditi çiftin

“Romeo fallco, Heidi hap sytë” – Piloti i BBVA zbulon se kush dërgoi dronin që tronditi çiftin

Magazina
Banori i ri interesohet për vajzat e shtëpisë, Françeska: Edhe njëherë, unë jam e martuar

Banori i ri interesohet për vajzat e shtëpisë, Françeska: Edhe njëherë, unë jam e martuar

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

Magazina
Kalo në kategori