LAJMI I FUNDIT:

“Akull” e Capital T rikthehet në YouTube

“Akull” e Capital T rikthehet në YouTube
Capital T (Foto: Instagram)

Kënga e re e reperit shqiptar, Trim Ademi i njohur me emrin artistik si Capital T, është rikthyer në platformën digjitale, YouTube, pas disa ditëve.

Kjo pasi projekti i tij thuhet se ishte bllokuar, për shkak të disa elementeve që kishte marrë nga “Galliyan”, kolonë zanore e filmit të famshëm të BollyWood-it “Ek Villain”.


Capital T kishte përdorur një pjesë me motive indiane dhe ndjekësit e kuptuan menjëherë se ajo ishte e kopjuar dhe mbase kjo ishte arsyeja e fshirjes nga YouTube.

“Akull” rikthehet në YouTube (Foto: Instagram)

Megjithatë, “Akull” është kthyer sërish dhe njoftimin për fansat Kapo e bëri përmes një postimi të publikuar në llogarinë e tij personale, Instagram.

Capital T reagon pas largimit të "Akull" nga YouTube
Lexo po ashtu Capital T reagon pas largimit të "Akull" nga YouTube

Kjo tashmë ka arritur mbi 1.3 milionë klikime në YouTube dhe duket se fansat mezi po e prisnin rikthimin e reperit 28-vjeçar.

Kapo përndryshe gjatë kësaj kohe ka qenë mjaft i angazhuar për t’iu dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit që la mbi 50 persona të vdekur, e qindra të tjerë të lënduar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Magazina
Kalo në kategori