LAJMI I FUNDIT:

Aktorja e filmave për të rritur, Stormy Daniels flet për herë të parë pas arrestimit të Tumpit: Mbreti u rrëzua nga froni

Aktorja e filmave për të rritur, Stormy Daniels flet për herë të parë pas arrestimit të Tumpit: Mbreti u rrëzua nga froni

Ylli i pornografisë, Stormy Daniels thotë se është e gatshme të dëshmojë në gjyqin penal të Donald Trump në New York, gjatë në një intervistë me Piers Morgan.

Daniels bëri komentet e saj të para që kur ish-presidenti u deklarua i pafajshëm për akuzat që lidhen me një skemë pagese të parave që synon të blinin heshtjen e yllit të filmave për të rritur.


“Të më thërrasin dhe të më vendosin në tribunë, legjitimon historinë time dhe se kush jam. Dhe nëse nuk e bëjnë, thuajse duket sikur po më fshehin”, tha Daniels për Morgan të TalkTV në një intervistë që u transmetua të enjten, shkruan CNN.

Foto: Getty Images

“Dhe njerëzit automatikisht supozojnë se nuk jam një dëshmitare e mirë, ajo nuk është e besueshme”, tha ajo.

“Pra, nuk ka dyshim, nëse ata ju kërkojnë të dëshmoni, ju do të dëshmoni?”, Morgan e pyeti Daniels.

“Oh, absolutisht,” u përgjigj Stormy.

Trump u deklarua i pafajshëm për 34 akuza penale për falsifikim të të dhënave të biznesit në gjykatën penale të Manhattan të martën.

Prokurorët pretenduan se krimet ishin kryer si pjesë e një skeme për të mbuluar paratë e paguara Daniels në ditët para zgjedhjeve të 2016-ës për ta penguar atë të dilte publikisht për një aferë që ajo tha se kishte me Trump.

Foto: Piers Morgan

Trump e ka mohuar aferën e supozuar, teksa Daniels nuk akuzohet për ndonjë keqbërje.

Në intervistën e transmetuar të enjten, Daniels tha gjithashtu se ajo nuk mendon se Trump duhet të vuajë dënimin me burg nëse ai dënohet për këtë rast.

Akuzat për krime të ngritura kundër Trump mbartin një dënim minimal prej një viti dhe deri në katër vjet, megjithëse nëse shpallet fajtor, mund të dënohet me kusht.

“The Simpsons” parashikoi arrestimin e Donald Trumpit gati tre dekada më parë
Lexo po ashtu “The Simpsons” parashikoi arrestimin e Donald Trumpit gati tre dekada më parë

“Sigurisht për rastin tim, nuk mendoj se krimet e tij kundër meje janë të denja për burgim”, i tha ajo Morganit.

“Mbreti është rrëzuar nga froni, ai nuk është më i paprekshëm”, tutje ajo kur u pyet se si u ndje kur dëgjoi për arrestimin e Trump.

“Dhe askush nuk duhet të jetë i paprekshëm. Nuk ka rëndësi se cili është përshkrimi i punës suaj, nëse jeni president. Ashtu si ju duhet të mbani përgjegjësi për veprimet tuaja”, tha ajo.

Foto: AP

Ajo tha se nëse do t’i kërkohej të fliste me hetuesit ose një juri të madhe, ajo “do t’u tregonte atyre gjithçka që di”.

Aktorja e pornografisë shkroi një libër që tregon gjithçka në vitin 2018 që përshkruante lidhjen e supozuar në detaje, avokatin i atëhershëm i saj deklaroi se libri kishte për qëllim të provonte se historia e saj për seksin me Trump është e vërtetë.

Foto: Getty

Daniels i tha tutje Morganit se kërcënimet që i drejtohen asaj nga mbështetësit e Trump tani janë “shumë më specifike dhe grafike” dhe shumë më serioze se sa ishin në të kaluarën.

“Ata janë shumë më të pasionuar – mendoj se kjo është një fjalë e mirë. Të entuziazmuar me kërcënimet e tyre. Dhe ata nuk fshihen. Dhe ata vërtet mendojnë se po bëjnë diçka të drejtë. Se ata janë patriotët”, tha Daniels.

Një pjesë e ndryshimit, tha ajo, është se njerëzit që bëjnë kërcënimet po e bëjnë këtë nga numrat e tyre të vërtetë të telefonit, emailet dhe llogaritë e mediave sociale, në vend që të jenë në mënyrë anonime. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën

Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën "Me gojë hapur ka mbetur Serbia"

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Rita Ora duket mbresëlënëse në të kuqe, ndërsa shoqërohet nga bashkëshorti dhe motra e saj në New York

Rita Ora duket mbresëlënëse në të kuqe, ndërsa shoqërohet nga bashkëshorti dhe motra e saj në New York

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
Kylie Jenner shfaq barkun në një bluzë të ngushtë, në imazhet e reja për veshjet “Khy”

Kylie Jenner shfaq barkun në një bluzë të ngushtë, në imazhet e reja për veshjet “Khy”

Magazina
Kalo në kategori