LAJMI I FUNDIT:

Aktori shqiptar i “Taken” rrëfen pse e zgjodhi një rol “anti-shqiptar” në film

Aktori shqiptar i “Taken” rrëfen pse e zgjodhi një rol “anti-shqiptar” në film

Mbrëmja e djeshme e Soirée nuk kishte si të ishte ndryshe veçse për patriotizmin duke qenë se përkoi edhe me 28 Nëntorin.

Të ftuar në mbrëmjen e kësaj të mërkure ishin Irini Qirjako, Marin Mema, Briken Fejzullai, Auron Tare dhe aktori i njohur shqiptar, Luran Ahmeti.


Ahmetin e keni pëlqyer në serialin turk, Sulejmani i Madhërishëm apo në filmin amerikan “Taken” dhe në një sërë produksionesh amerikane.

Në intervistën e tij të pare në Shqipëri, Ahmeti ka treguar për Jonida Shehun se si nisi karriera e tij dhe lidhja me projektet hollywoodiane, shkruan noa.al.

I pyetur se si u gjend Ahmeti në një film si Taken ku shqiptarët e ballkanasit nuk ishin në kushte favorizuese, aktori ka rrëfyer “Unë kam pasur disa oferta nga filma ku më është ofruar roli negativ e unë nuk e kam pranuar dhe më pas ato filma janë bërë shumë të suksesshëm. E vërteta është se mua kjo më hante nga brenda, pse nuk u bëra pjesë e budallallëkut tim”.

“Të gjithë ne kemi momentet tona kur bëhemi pishman. Sidomos kur shohim persona të tjerë që bëjnë hapa më të mëdha dhe bëjnë kompromise të ndryshme”, ka rrëfyer Ahmeti.

“Dhe kemi dobësitë tona ku themi, do ta bëj këtë kompromis. Industria amerikane dhe hollywoodiane është e madhe, ne nuk mundemi apo t’i kundërvihemi. Tekkenin unë doja ta kisha një përvojë… prandaj dhe e pranova”, ka përfunduar aktori i famshëm shqiptar.

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Donaldi të ka shkruar një letër" - Einxhel Shkira befason me praninë në emisionin e Bora Zemanit

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Kalo në kategori