LAJMI I FUNDIT:

Aktori John Boyega flet për jetën private: Dëshiroj të kem lidhje vetëm me gratë me ngjyrë

Aktori John Boyega flet për jetën private: Dëshiroj të kem lidhje vetëm me gratë me ngjyrë
Foto: Getty Images

John Boyega ka ndarë një pasqyrë të jetës së tij personale dhe asaj që po kërkon nga një partnere.

Aktori 30-vjeçar, i cili luan rolin e Mbretit ‘Ghezo’ në filmin “The Woman King”, nuk ka pasur asnjëherë lidhje publike ndërsa duket se nuk do të ndodhë së shpejti, kjo nuk do të thotë se ai nuk është në kërkim të dashurisë.

I pyetur nëse do të fokusohet në dashuri pasi ka qenë mjaft i përkushtuar në punë, ai tha: “Të dyja janë prioritet. Kjo ka ndryshuar. Unë jam 30 vjeçar tani. Nga 28, kam punuar vetëm për të gjetur paqen për veten”.


John Boyega (Foto: Getty Images)

“Kur isha në kolegj, unë isha ai djali që kisha shumë femra”, thekson aktori.

Ai shpjegoi në një intervistë me GQ Hype: “Takohem vetëm me femrat me ngjyrë, pastaj ka të bëjë me kiminë, personalitetin, qëllimet”.

“Jam shumë i disiplinuar në llojin e grave me të cilat flas”.

John Boyega (Foto: Getty Images)

John ka qenë i zëshëm duke folur shpesh për rëndësinë që kanë njerëzit me ngjyrë.

“Njerëzit me ngjyrë kanë pasur gjithmonë rëndësi. Ne kemi qenë gjithmonë të rëndësishëm. Ne gjithmonë kemi menduar diçka”, kishte thënë Boyega.

“Ne kemi pasur gjithmonë sukses pavarësisht. Dhe tani është koha. Nuk mund të pres më”, deklaroi artisti në protestën e organizuar pas vrasjes së afro-amerikanit, George Floyd në 2020. /Telegrafi/

John Boyega (Foto: Vanity Fair)

Në trend Magazina

Më shumë
Radio Dukagjinit i bashkohet Mjellma Pallaska

Radio Dukagjinit i bashkohet Mjellma Pallaska

Magazina
Shakira detyrohet të largohet nga skena, pasi dikush përpiqet ta filmojë poshtë fustanit

Shakira detyrohet të largohet nga skena, pasi dikush përpiqet ta filmojë poshtë fustanit

Magazina
Pas akuzave ndaj Arbenitës, Fero reagon sërish në Instagram

Pas akuzave ndaj Arbenitës, Fero reagon sërish në Instagram

Magazina
Albumi i ri i Katy Perry-t “goditet” nga kritikët, pretendojnë se albumi tingëllon i krijuar përmes Inteligjencës Artificiale

Albumi i ri i Katy Perry-t “goditet” nga kritikët, pretendojnë se albumi tingëllon i krijuar përmes Inteligjencës Artificiale

Magazina
'Prindi 1' dhe 'Prindi 2' - BimBimma ironizon me Getoar Selimin: Ndërroje emrin nga 'BabaStars' në 'Prindi 1 Stars'

'Prindi 1' dhe 'Prindi 2' - BimBimma ironizon me Getoar Selimin: Ndërroje emrin nga 'BabaStars' në 'Prindi 1 Stars'

Magazina

"Mbretëresha e Ligës së Kampionëve" - The Sun shkruan për moderatoren shqiptare, Eva Murati

Magazina
Kalo në kategori