LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë ndaj 19 personave për kontrabandë me mallra, tregti të ndaluar dhe shmangie doganore

Aktakuzë ndaj 19 personave për kontrabandë me mallra, tregti të ndaluar dhe shmangie doganore

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, të cilët duke vepruar si grup i organizuar kriminal, kanë kryer veprat penale ‘’Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal’’, “Shmangia nga pagesat e tarifave të detyrueshme doganore’’ dhe “Shmangia nga tatimi’’.

Në njoftimin për media thuhet se sipas aktakuzës, të pandehurit, si grup i organizuar dhe strukturuar kriminal, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, në vazhdimësi kanë kontrabanduar mallra, nga Republika e Maqedonisë, përmes rrugëve malore, në vende të ndryshme të Republikës së Kosovës, me ç’rast gjatë transportimit të mallrave, kanë përdorur vetura të ndryshme si mjete përcjellëse për sigurimin e rrugëve që shfrytëzonin gjatë kontrabandimit, ku në këtë mënyrë e kanë dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës, përkatësisht Doganat dhe Administratën Tatimore të Kosovës, në shumë rreth 350,000.00 (treqindepesëdhjetë mijë) euro.

Dogana e Kosovës sekuestron mallra të kontrabanduara nga Serbia
Lexo po ashtu Dogana e Kosovës sekuestron mallra të kontrabanduara nga Serbia

“Me këto veprime, të pandehurit XH.I., F.I., Z.M., N.S., B.S., H.S., A.B., M.B., I.J., U.J dhe J.J., kanë kryer veprat penale: ‘’Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal’’ nga neni 283 paragrafi 1 lidhur me veprat penale, ‘’Shmangia nga pagesat e tarifave të detyrueshme doganore’’ nga neni 318 paragrafi 3 dhe ‘’Tregtia e ndaluar’’ nga neni 305 paragrafi 3 dhe 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së. Gjithashtu, edhe të pandehurit D.B., A.I., H.A., G.Z., R.B., A.D., dhe J.M., kanë kryer veprat penale: ’Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal’’ nga neni 283 paragrafi 1 lidhur me veprat penale, ‘’Shmangia nga pagesat e tarifave të detyrueshme doganore’’ nga neni 318 paragrafi 3 dhe ‘’Tregtia e ndaluar’’ nga neni 305 paragrafi 3 dhe 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së. Ndërsa, të pandehurit J.M., A.D., G.Z., D.B., A.A., H.A., dhe R.B., si subjekte të ndryshme ekonomike, kanë kryer edhe veprat penale ‘’Shmangia nga tatimi’’ nga neni 313 të KPRK-së, të cilët, me qëllim të shmangies së pagesës së tatimit dhe të ardhurat nga qarkullimi i tij, nuk i kanë përfshirë të gjitha informatat lidhur me të ardhurat e tij”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori