LAJMI I FUNDIT:

Aksionari i ri i Interit, Keung Tseung zbulon objektivat e tij me klubin

Aksionari i ri i Interit, Keung Tseung zbulon objektivat e tij me klubin
FC Internazionale (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Pronari i LionRock Capital, Daniel Kar Keung Tseung, i cili ka blerë aksione te Interi ka folur për objektivat e tij me klubin italian.  

Klubi italian, Interi ka njoftuar se Erick Thohir ka shitur pjesën e tij prej 31.05 për qind të aksioneve të klubit tek fondi me bazë në Hong Kong, LionRock Capital.


LionRock është themeluar në vitin 2011 nga Daniel Kar Keung Tseung, një biznesmen kinez-amerikan, i cili ka 25 vjet përvojë pune në Kinë dhe Azinë Juglindore.

Zyrtare: LionRock Capital blen aksionet e Erick Thohir te Interi
Lexo po ashtu Zyrtare: LionRock Capital blen aksionet e Erick Thohir te Interi

Pas marrjes së aksioneve nga Thohir, Keung Tseung ka folur për mediumin e klubit italian, ku ka treguar objektiva.

Keung Tseung ka thënë se synon ta bëjë Interin njërin nga klubet më të mira në botën e futbollit, si brenda ashtu edhe jashtë fushës.

“Ne jemi shumë optimistë për perspektivën e zhvillimit të biznesit të të gjitha aktiviteteve të lidhura me sportin”.

“Me mbi 110 vjet histori dhe ndikim global në fushën e futbollit, FC Internazionale Milano ka potencial emocionues të zhvillimit në të ardhmen”.

“LionRock Capital do të mbështesë plotësisht objektivin kryesor të Interit për ta bërë një nga klubet më të mira të futbollit në botë, brenda dhe jashtë fushës”, ka përfunduar aksionari i ri i Interit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të marrë një 'shpëtim financiar' nga sponsori i madh

Barcelona do të marrë një 'shpëtim financiar' nga sponsori i madh

La Liga
Chelsea nuk dëshiron të bisedojë me Napolin për shkëmbimin Lukaku-Osimhen

Chelsea nuk dëshiron të bisedojë me Napolin për shkëmbimin Lukaku-Osimhen

Serie A
Kompany ka gjetur tre problemet më të mëdha të Bayern Munich

Kompany ka gjetur tre problemet më të mëdha të Bayern Munich

Bundesliga

"Pa diskutim, por jo me të njëjtin ritëm" - Klopp zbulon nëse planifikon të vazhdojë punën pas largimit nga Liverpool

Përfaqësueset
Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro

Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro

La Liga
Flick i gatshëm ta shesë Pedrin madje gjen edhe zëvendësuesin e tij

Flick i gatshëm ta shesë Pedrin madje gjen edhe zëvendësuesin e tij

La Liga
Kalo në kategori