LAJMI I FUNDIT:

Autobusi godet këmbësoren në Prishtinë

Autobusi godet këmbësoren në Prishtinë

Sot rreth orës 11:00 në kryqëzimin që lidhë rrugën “Bill Klinton” dhe “Robert Doll” në  Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një autobusi dhe një këmbësori.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.


Sipas saj, si pasojë e aksidentit këmbësorja  ka pësuar lëndime trupore.

“E njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/