LAJMI I FUNDIT:

Aksident me të lënduar mes veturës dhe traktorit në Malishevë

Aksident me të lënduar mes veturës dhe traktorit në Malishevë
Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku mes veturës dhe traktorit ka ndodhur sot në fshatin Terpezë të Malishevës, ku ka mbetur i lënduar një person.

Sipas mjekut kujdestar, viktima është jashtë rrezikut për jetë.


Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi.

“Ju njoftoj se në  fsh. Terpezë është raportuar aksident trafiku në mes një traktori dhe një automjeti. Shikimi i vendit të ngjarjes është bërë nga Njësia e Trafikut Rajonal dhe bazuar nga informatat e para, si pasojë e aksidentit ka edhe një të lënduar (sipas të dhënave të deritanishme nga mjeku jashtë rreziku për jetë)”, tha ai. /Telegrafi/