LAJMI I FUNDIT:

Aksident i rëndë në Veternik, shoferi ikën me veturë nga vendngjarja

Aksident i rëndë në Veternik, shoferi ikën me veturë nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në dalje të Prishtinës.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën që lidhë Prishtinën me Veternikun.


Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, ka thënë për Telegrafin se nga ky aksident nuk ka të lënduar, ndërkaq ka theksuar se pas aksidentit, njëra nga veturat ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është marrë me rastin.

Ndërkaq, Policia e Kosovës përmes një raporti ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë, kanë ndodhur 55 aksidente komunikacioni.

Prej tyre, njëri ishte me fatalitet ku humbën jetën tre persona, ndërsa 22 ishin me të lënduar dhe 32 pa lëndime në njerëz. /Telegrafi/